Fredi Beleri del para Gjykatës së Posaçme ditën e hënë në orën 13:00 për tu vlerësuar me masën e sigurisë edhe nga kjo gjykatë, pasi Vlora shpalli moskompetencë.
Mësohet se gjyqtare e çështjes është Atalanta Zeqiri, ndërsa do të përfaqësojë organin e akuzës (SPAK), Dorina Bejko.
Kujtojmë se një ditë para zgjedhjeve, gjykata e Vlorës vendosi masën “arrest me burg” për Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi për blerje votash.
Por kjo gjykatë shpalli moskompetencë duke ia kaluar çështjen SPAK. Më pas, Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal për korrupsion aktiv në zgjedhje. Prangosja e Fredi Belerit është kryer në lokalin që ai zotëron në qytetin e Himarës.