Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për vrasje, është ekstraduar në vendin tonë nga Greqia.
Bëhet fjalë për Fatos Muçin nga Tepelena, i cili ishte arrestuar në Greqi dhe sot u ekstradua në Shqipëri.
Ndaj 44-vjeçarit është vendosur masë sigurie arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Fierit në vitin 2009.
Fatos Muçi akuzohet për vrasje, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Ai u ekstradua falë bashkëpunimit mes Interpol Athinës dhe Interpol Tiranës. Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit, Fatos Muçi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.