Një 39-vjeçar i armatosur është arrestuar nga forcat e posaçme “Shqiponja” dhe ato të Komisariatit Nr.6 të Policisë së Tiranës në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
I arrestuari me iniciale J.M. banues në Tiranë mbante në çantë një pistoletë me silenciator, një krehër, fishekë dhe një sasi kokaine.
Ai u arrestua pas informacioneve që policia kishte marrë në rrugë informative se 39-vjeçari po lëvizte i armatosur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.