Aktualitet I bëri karshillëk policisë në mes të Tiranës, ndalohet i riu

I bëri karshillëk policisë në mes të Tiranës, ndalohet i riu

Policia e Shtetit bën me dije se ka vënë në pranga një të ri i cili ka xhiruar gomat e makinës së tij në rrugën pranë komisariatit nr.6 në Tiranë.

Pas orë më parë në rrjetet sociale u bë virale një video ku shfaqej një makinë tip Benz duke bërë manovra të rrezikshme në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Me anë të një deklarate për mediat, policia bën me dije se ka ndaluar drejtuesin e mjetit si dhe ka sekuestruar makinën tip Benz.