Ndonëse është përfolur për një romancë me aktorin e njohur Romeo Veshaj, Sara Kolami ka thënë se është single.
Në një intervistë me Rudina Dembacajn për “Mos i fol shoferit”, Sara pohoi se nuk ka aktualisht të dashur, por ka folur për ish-in e saj.
Ajo është shprehur se ai nuk ka qenë nga bota e televizionit dhe as nuk do që i dashuri i saj të jetë i famshëm!
Pra nëse po mendoni për romancën e saj me Romeon, kjo deklaratë e hedh poshtë.
Rudina Dembacaj: I dashuri yt ka qenë në showbiz?
Sara Kolami: Jo.
Rudina Dembacaj: Do ta doje person publik të dashurin?
Sara Kolami: Jo, nuk dua drama. Një personazh publik sjell me vete drama sepse fillon tërheq shumë vëmendje, njerëzit fillojnë merren me ty.
Rudina Dembacaj: Po përderisa je personazh publik do merren me ty!
Sara Kolami: E di!
Rudina Dembacaj: Të bezdis kjo gjë?
Sara Kolami: Po.