Ky është i riu shqiptar që akuzohet për vrasjen dhe më pas djegien e një biznesmeni grek.
20-vjeçari shqiptar i identifikuar si Indrit Lleshi rrëfeu vrasjen e hotelierit 69-vjeçar Nikolaos Halaris në Oia.
I riu shqiptar shkoi për t’i kërkuar ish-pronarit të tij, 200 eurot që ia kishte borxh me pretendimin se do t’ia dërgonte familjes në Shqipëri.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte dëbuar dy herë nga territori grek.
20-vjeçari u arrestua të hënën në mbrëmje dhe menjëherë pas ekzaminimit, ai përshkroi në detaje gjithçka që ndodhi në hotel.
I riu pretendon se paratë ishin paga ditore me të cilën jetonte familja e tij dhe se ai e gjeti veten në një pozitë shumë të mjerueshme. Ai shtoi se hotelieri ishte i pari që e kishte sulmuar.
Lajmi i ekzekutimit të 69-vjeçarit grek ka tronditur opinionin vendas.