Një 45-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda më 18 Dhjetor 2018.
Bëhet fjalë për Alfred Mikelin, i cili është dënuar për veprën penale të trafikut të drogës të kryer në bashkëpunim.
Ai u kap në fshatin Qerret të Kavajës gjatë një operacioni të koduar “Last Move” i forcave të Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës.
Gjithashtu, ndaj tij ka edhe një masë sigurie arrest në burg për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Alfred Mikeli, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma parash, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe dy aparate celulare.