35-vjeçari Valentin Lleshi është arrestuar nga Policia në Laç, pasi është dënuar me 12 vite burg si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.
I riu pritet të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, e ka dënuar me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt Italisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.