Një 53-vjeçar nga Fieri, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, është ekstraduar nga Greqia.
Sipas policisë, Fatos Metushi akuzohet për vrasjen e shtetasit me iniciale S. A. në vitin 1997.
Fatos Metushi ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”.