Policia e Korçës ka arrestuar sot një 54-vjeçar, i cili prej kohësh ishte në kërkim pasi është dënuar me 25 vite burgim. Mësohet se Astrit Dedja ka rënë në pranga gjatë operacionin “Perimetri”, pasi është kapur duke transportuar 13 emigrantë kundrejt fitimit.
Dedja është pikasur nga forcat e policisë dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit rezultoi se ishte dënuar nga Gjykata e Selanikut në Greqi me 25 vite burg.
54-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunimi i banesës”, “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, vendim i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Gjykata e Apelit në Tiranë.