Aktualitet I dënuar me 5 vite burg, merr fund arratia për 29-vjeçarin

I dënuar me 5 vite burg, merr fund arratia për 29-vjeçarin

Një 29-vjeçar që rezultonte i shpallur në kërkim është arrestuar nga efektivët e policisë së Tiranës.

I riu është i dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Wanted 3”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë”, informon policia.