Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aseti” është ekzekutuar vendimi i datës 24 Shtator 2023, i Gjykatës së Elbasanit, e cila ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të Eris Skënderit.
34-vjeçari, banues në Cërrik është dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Në zbatim të vendimit të Gjykatës, është bërë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1 milionë Euro, konkretisht:
-një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2;
-një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2, në Cërrik;
-2 automjete dhe 1 motomjet.
Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Elbasanit.