Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfiskuar disa pasuri të Aurel Hoxhallarit, të dënuar me burgim të përjetshëm, në mungesë, si organizator të vrasjes së Devi Kasmit.
Për vrasjen e Kasmit, të ndodhur më 29 janar 2018, më parë është dënuar në Apelin e Posaçëm ekzekutori grek, Efthimiou Efthimious, me 35 vite burg dhe Elton Halipaj, po me 35 vite burg. Hoxhallari u shpall fajtor për disa akuza, si nga vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, armëmbajtja pa leje, apo prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Mes pasurive të konfiskuara janë
- Pasuria objekt me sipërfaqe 30 m2, me adresë: rruga “Aleksandri i Madh”, Yzberisht, Unaza e Re, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katesh.
- Pasuria objekt me sipërfaqe 20 m2, me adresë: rruga “Teodor Keko”, Unaza e Re, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katesh
- Pasuria me nr. ***, datë 21.04.2016, në emër të shtetases Kimete Hoxhallari (lidhur me banesën 3 (tre) katëshe në Yzberisht).
- Pasurinë në proces legalizimi me nr. ***, datë 27.01.2015, në emër të shtetasit Nezhdet Hoxhallari (lidhur me banesën dhe magazinën në Kodër – Mëzez). • Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.
Gjithashtu gjykata vendosi të heqë masën e sekuestros të vendosura pas disa pasuri të tjera, si toka bujqësore në Yzberisht dhe apartamente në Tiranë:
- Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe **, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 300 m2, e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari. Kjo pasuri është blerë sipas kontratës së shitjes me nr. *** Rep. dhe *** Kol., datë 24.07.2007.
- Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi. **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 400 m2, e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari, referuar kontratës së shitblerjes nr. *** Rep. dhe nr. *** Kol., datë 04.07.2007, Numri i pasurisë është ***, në përputhje edhe me volumin dhe faqe është i njëjtë.
- Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 210 m2, e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari.
- Pasuria e llojit “Apartament” me nr. pasurie ***, volumi **, faqe **, me sipërfaqe 61.2 m2, me adresë: rruga “Muhamet Gjollesha”, pallati nr. 7, shk. 1, kati 3, apartamenti 5, Tiranë, në pronësi të shtetases Dhorothea Male, e vërtetuar kjo nëpërmjet Kontratës me nr. *** Rep. dhe nr. *** Kol., datë 23.04.2014.