Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet për hetimin pasuror për Redjan Rrajën.
SPAK ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve. Ndërkohë, mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë:
– Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.
– Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
– Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
– Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
– Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
– 2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.
– Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
– Një orë dore tip “Roleks”.
– Shuma prej 2750 Euro.
Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg.
Redjan Rraj u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.