Aktualitet I dënuar për trafik droge, 51-vjeçari shqiptar ekstradohet në Itali

I dënuar për trafik droge, 51-vjeçari shqiptar ekstradohet në Itali

Një 51-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë.

Gentian Deda u arrestua në shkurt të vitit 2022 në Durrës, pasi Gjykata e Milanos në Itali, e ka dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, shtetasi Gentian Deda u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit.