Një grua në Sakramento të SHBA-së është goditur me grusht në fytyrë nga një grua me ngjyrë, pasi e quajti zezake dy herë.
Në videon e postuar në rrjetet sociale, dëgjohet gruaja që thotë dy herë “zezake” në një dyqan.
Femra me ngjyrë e ftoi që ta thonte edhe një herë tjetër atë fjalë nëse guxonte dhe në momentin që e përsëriti, gruaja me ngjyrë e goditi me grusht disa herë në fytyrë.
Pasi e rrëzon në tokë, gruaja me ngjyrë del nga dyqani e pashqetësuar.