Helmetat e Bardha, grupi i vullnetarëve që po ndihmojnë të mbijetuarit nga tërmeti në Siri, kanë publikuar një video emocionuese të një fëmije që u shpëtua nga rrënojat.
I vogli buzëqesh menjëherë pasi nxirret nga gërmadhat dhe fillon të luajë me ekipin e shpëtimit që nuk i kursen brohoritjet dhe përqafimet.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 11 mijë viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.