Sport I hynë në shtëpi, e lidhën dhe i morën 500 mijë euro,...

I hynë në shtëpi, e lidhën dhe i morën 500 mijë euro, natë tmerri për Donnarumma

Gianlugi Donnarumma ka përjetuar një natë tmerri në Paris. Portieri i Paris Saint-Germain është sulmuar nga hajdutët në apartamentin e tij. Ata, pasi janë futur brenda, kanë lidhur portierin italian dhe partneren e tij.

Për fat, në një moment të caktuar dyshja ka mundur të lirohet dhe është larguar nga banesa, duke iu drejtuar një hoteli në orën 3:20 të mëngjesit së të premtes.

Menjëherë, pjesëtarët e hotelit lajmëruan forcat e rendit ndërkohë që hajdutët ia dolën të largoheshin duke marrë me vete sende në vlerën e 500 000 eurove.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa çifti Donnarumma u dërgua në spital teksa dyshja është ende e shokuar nga kjo ngjarje e rëndë.