Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se ka dyshime për faktin nëse homologu rus, Vladimir Putin do të përdorë armë bërthamore.
Sipas tij, Putin është një aktor i cili i ka bërë llogaritë gabim, shkruan Reuters.
“Putin është një aktor racional, i cili ka bërë llogaritë gabim. Nuk mendoj se do ta bëjë”, u shpreh Biden.
Ndërsa, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u ka kërkuar vendeve perëndimore që të godasin Rusinë me më shumë sanksione në përgjigje të “një valë të re terrori”, pas sulmeve të së hënës në Ukrainë.
Zelenski i bëri thirrje Perëndimit të gjejë mënyra të reja për të ushtruar presion politik ndaj Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën.
Të paktën 19 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi raketat ruse goditën rajone në të gjithë vendin.