Extra “I ka marrë një të dashur Bora Zemanit”, Semi përgjigjet për herë...

“I ka marrë një të dashur Bora Zemanit”, Semi përgjigjet për herë të parë për deklaratën e bujshme

Në “Big Brother Vip” ka tërhequr vëmendje goxha të madhe narrativa Semi-Donald-Bora. Afërsia e tyre është diskutuar si nga konkurrentët jashtë edhe nga konkurrentët brenda.

Semi është shoqe e ngushtë me Bora Zemanin dhe Donladi është ish-i dashuri i Borës dhe mik me Semin që jashtë, të cilët janë njohur bashkë prej Borës kur ishin jashtë.

Në “Fan Club”, opinionistja e këtij programi, Iva Tiço, ka thënë se personalisht për të, gjëja më e rëndësishme është marrëdhënia mes shoqesh.

Iva ka sjellë gjithashtu një detaj, që Semi Jaupaj është lidhur dhe më parë me një ish-të dashur të Bora Zemanit.

“Mesa di unë si gazetare, në të shkuarën ato kanë patur diçka të tillë, se nuk dua të bëj thashetheme, por kanë patur një histori në të kaluarën, në adoleshencë, një trekëndësh të ngjashëm, shumë kohë më parë, kur Semi është lidhur me ish-in e Borës, në dijeninë time.”

Pikërisht për këtë deklaratë, Iva dhe Semi kishin një përballje në “Big Brother Fan Club”.

Semi: Të gjithë gjënë që ajo më ka terrorizuar tmerruar, shqetësuar dhe të gjitha fjalët e këqija që mund të vendosen në mes pasi dola aty, momenti që u tha që ti dhe Donaldi e pastaj erdhi Bora mendoja se do kishte qenë diçka e vockël, por ishte bërë nami.

Unë isha sipas njerëzve një femër e përdalë që mund të bëja shumë gjëra që as mi çon nëpërmend truri ti mendoj.

Mesa duket unë dhe Bora kemi qenë duke kaluar një provë shoqërie pas 15 vitesh, dhe pa e ditur kemi qenë duke thënë të njëjtat gjëra. Bora nga studio dhe unë nga dhoma e rrëfimit. Kjo sprova e shoqërisë që paskemi qenë duke kaluar mua më bën shumë të lumtur që kam një njeri që më njeh mirë, e di sa fëminore e sa e dashur jam me njerëzit.

Iva, mendoj që një gazetare profesioniste nuk duhet kurrsesi të thotë gjëra të pavërteta.

Iva Tiço: Për atë pjesë unë kam kërkuar një ndjesë publike gjë që e bëj shumë rrallë se për një sekondë kam folur me gjërat që njerëzit flasin.

Semi: E vetmja gjë që më ka prekur ka qenë kjo historia dhe realisht jam ndjerë shumë e shqetësuar.

Kam parë një video që ti thoje si Iva mendoj këtë si gazetare kam dëgjuar që “Semi i ka marrë një të dashur tjetër Borës përpara”.

Iva Tiço: Është një gjë që është akoma nëpër internet e s’doja ti jepnim akoma më shumë zë sa kohë që kam kërkuar falje.

Semi: Do doja të ma kërkoje faljen.

Iva Tiço: E kam kërkuar dhe ta kërkoj në sy.

Semi: Se realisht prindërit e mi kanë qenë të tmerruar nga kjo gjëja e unë s’jam tipi që të bëj gurgulenë. Realisht jam lënduar shumë e prindërit e mi e kishin përjetuar shumë keq.