I kallëzuar për fshehje pasurie, deputeti i Partisë Demokratike është thirrur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pasi ka dhënë dëshminë e tij për rreth një orë, Baçi ka thënë se çështja për të cilën është kallëzuar është pushuar më herët, por SPAK e ka hapur sërish.
Baçi ka pretenduar se kallëzimi është i rremë vetëm për të bërë lajm, por megjithatë ka shtuar se është paraqitur për të dëshmuar.
Luan Baçi: Ka bërë të njëjtin kallëzim.
Pyetje: Po përse SPAK ka pasur mundësinë që ta shikojë vendimin që është pushuar, ka vendosur që ta hapë prapë?
Luan Baçi: Po pikërisht pra. Gjithsesi, unë përsëri ju përgjigja, por edhe SPAK si të vëmendshëm shumë që janë, por edhe për t’i bërë qejfin qytetarëve kushdo qofshin që vijnë dhe kallëzojnë edhe kur ka mjeranë të tillë që nuk dinë të bëjnë punë tjetër, veçse bëjnë kallëzime të tilla thjeshtë për të bërë ndonjë lajm, unë përsëri u paraqita.
Pyetje: Çfarë deklaruat konkretisht?
Luan Baçi: A dëgjove se çfarë thashë? Këto që thashë këtu, deklarova.
Pyetje: Nga cili prokuror u morët në pyetje sot?
Luan Baçi: Nuk ishte prokuror, ishte një punonjës i BKH-së. Tani detaje… Mos e teproni muhabetin.