Mbrëmë një tërmet me magnitutë 4.9 e shkallës rihtër, ka goditur vendin tone dukë shqetësuar kështu edhe njëherë qytetarët shqiptarë pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzish.
Shumë prej reagimeve televizive kanë ndodhur “live” teksa ka rënë tërmeti, e disa të tjera teksa kanë qenë duke regjistruar emisionet.
Kështu ka ndodhur me “3-shat”, Bora Zemanin, Romeo dhe Donald Veshajn, të cilët i ka zënë tërmeti teksa po regjistronin emisionin e radhës. Këtë video, Bora e ka publikuar në profilin e saj në Instagram dhe shihen të tre teksa ikin me vrap në momentin e tërmetit.
Krahas videos, Bora shkruan: “E kemi kapur edhe ne nje termet ne studio! 😰 Nuk jemi aspak krenar per reagimin krahasuar me gjithe emisionet qe e kane perjetuar live pooor gjithsesi jemi si shumica e videove te njerezve te thjeshte qe dalin me vrap nga lokalet 😂. Ruani qetesine njerez, mos beni si ne! 🤷🏻♀️😜”