Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Gjeorgjinë në Ligën e Kombeve.
Asllani deklaroi se duhet harruar ndeshja me Ukrainën dhe përqendrimi është te sfida e nesërme ndaj Gjeorgjisë. Mesfushori vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se nuk ka vend për frikë.
“Të dyja skuadrat vijnë nga një fitore. Ata kanë fituar ndaj Çekisë me rezultatin e thellë. Ne do e respektojmë kundërshtarin, por nuk kemi frikë, sepse kemi tifozët. Gjeorgjia është ekip i madh. Po rriten. Jemi stërvitur mirë. Ndeshja me Ukrainën duhet të harrohet, sepse kaloi. Shpresojmë të marrim pikë në këtë ndeshje.
Unë gjendem mirë me të gjithë futbollistët. E rëndësishme është skuadra. Duhet të bëjmë mirë për Kombëtaren dhe për tifozët. Unë gjithmonë kam luajtur përpara mbrojtjes. Këtu luaj pak më përpara, sepse është Ramadani para mbrojtjes. Unë jam rritur në anën defensive. Objektivi im është të punoj për ekipin dhe të rritem sa më shumë. Duhet të bëjmë të dyja fazat. Kanë kaluar dy vite nga debutimi. Viti i fundit ka qenë shumë i mirë për shqiptarët. E kemi rritur nivelin. Kemi një grup shumë të fortë. E dimë në cili është objektivi jonë.”
I pyetur për episodin e goditjes së dënimit me Rei Manajn ndaj Ukrainës, Asllani tha se gjithçka ka mbetur në fushë dhe shënoi se do të ishte i gëzuar nëse sulmuesi do të shënonte një gol nga goditja e dënimit ndaj Gjeorgjisë.
“Unë dhe Rei Manaj, jemi shumë shokë. Jemi tallur shumë për atë rast. Ato gjëra mbeten në fushë, sepse jemi profesionistë. Unë i kërkova falje. Nuk ka problem. Manaj gjuajti, por fituam ndeshjen. Zhvilloi një super ndeshje. Ajo është harruar dhe mendojmë vetëm për ndeshjen nesër.
Kemi një grup shumë të fortë. Na vjen në shtëpi një skuadër që po rritet dhe luan një futboll të bukur. Objektivi jonë është të arrijmë në Botëror, por do shikojmë ndeshje pas ndeshje dhe jemi të fokusuar te Gjeorgjia. Trajneri i Interit i shikon ndeshjet, por unë atje kam shkuar për Brozovic, sepse ishte ai përpara. Këtu jam pak më i lirë në fushë dhe mund të krijoj më shumë raste për gola.
Gol i imi me penallti apo i Manajt ndaj Gjeorgjisë? Më shumë do të më gëzonte një gol tre pikësh i Rei Manajt me goditje dënimi.
Gjeorgjia është një ekip në rritje. Me Kvara-n kam luajtur kundër. Është lojtar i fortë. Po bën shumë mirë te Napoli. Do i respektojmë dhe duhet kujdes ndaj Kvara-s. Duhet të rrimë dy veta tek ai, sepse është shumë i rëndësishëm”, deklaroi Asllani.