Policia ka vënë në pranga tre persona në Tiranë. Ata shantazhuan një 36-vjeçar në Tiranë se do i publikonin materiale filmike intime nëse nuk u jepte atyre 20 mijë euro.
Më 24 tetor të këtij viti ka rënë fillimisht në pranga një 23-vjeçar i cili u kap në flagrancë teksa i merrte paratë 36-vjeçarit. Nërsa si vijim i hetimeve janë vënë në pranga edhe një 29-vjeçar dhe një 26-vjeçare.
“Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit e kanë kanosur 36-vjeçarin, që t’iu jepte 20.000 Euro, në mënyrë që ata të mos i publikonin fotografi dhe video me përmbajtje intime. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.