Aktualitet I kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge, kapet në Kavajë 26-vjeçari

I kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge, kapet në Kavajë 26-vjeçari

Një 26-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane është vënë në pranga nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në zonën e Kavajës.

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 16” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Viktor Tafa.

Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.