Një 41-vjeçar nga Fieri është arrestuar, pasi ishte në kërkim nga drejtësia italiane për trafik të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Fata, i cili në bashkëpunim me Interpol Tirana, u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
“Gjykata e Milanos/Itali, me Vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, sqaron policia.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.