Një protestë e pazakontë, por që ia arriti qëllimit. Shtetasja kolumbiane doli nudo para prokurorisë së Tiranës në shenjë proteste pasi autoritetet e drejtësisë i kishin mbajtur pasaportën. Pas kësaj mënyre proteste, prokuroria i ka kthyer pasaportën.
Për Klan News ajo ka treguar peripecitë që kanë nisur që prej datës 4 Prill. Shtetësja kolumbiane me iniciale C.J u arrestua në Rinas pasi u gjatë kontrollit, iu gjetën në çantë një sasi e vogël kanabisi. Pas disa ditësh u la e lirë, por pasaporta iu sekuestrua me vendim gjykate.
“3 ditë kam qëndruar në qeli. Kanabisin e kisha për përdorim personal. Është hera ime e parë në Shqipëri. Kam qenë në apartament në Tiranë, pastaj në Durrës dhe Sarandë. Tani nuk kam më para. Doja pasaportën pasi dua të kthehem. Tani e kam pasaportën, nuk kam asnjë problem tjetër”.
Ajo thotë për Klan News se tashmë i duhet të sigurojë para për t’u kthyer në atdhe. Ajo kishte ardhur në Shqipëri si turiste.