Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bulqizë ku prezantoi projektin “Divizioni”, një model që do të transformojë sipas tij një zonë të degraduar ushtarake, në një destinacion të ri.
Rama ndër të tjera gjatë fjalës së tij u është përgjigjur kritikëve që pretendojnë se qeveria e tij nuk ka investuar në veri. Rama listoi një sërë projektesh, të cilat kanë transformuar veriun dhe një dëshmi e kësaj shtoi ai është Rruga e Arbrit.
Edi Rama: Është e paimagjinueshme që narrativa diabolike dhe përçarës, nxitëse e urrejtjes që e ka dominuar 30 e kusur vite politikën vazhdon ushqen dhe ka akoma njerëz që vazhdojnë dhe hanë atë që ne nuk kemi bërë investime në veri. Nëse marrim investimet tona në veri, përfshirë edhe investimet që akoma nuk kanë mbaruar sot edhe në rrugën e Kombit ku qeveria e më pashme burimi i kësaj narrative i ndërtoi vetëm trupin, aksin, por e la totalisht rrugëve nga pikëpamja e të gjitha pjesëve të tjera ku vetëm urat e ndërtauara janë sot atje si rezultat i kësaj qeverie e të tjera janë investime në veri që ta marra së bashku janë jo njëherë, por disa herë më shumë se të gjitha investimet bashkë të bëra ne veri në të gjitha vitet bashkë përpara se ne të vinim në qeveri sepse rruga e Arbrit nuk është në jug është në veri.
Nuk është në jug por është në veri rruga që shkon dëri në Vermosh dhe këtë e ka bërë kjo qeveri. Nuk është në jug është në veri rruga nga Shkodra në Velipojë që e premtuan sa herë që ju erdhi nevoja për vota dhe e harruan sa herë i morën votat nga besnikëria e shkodranëve që sot po shohin me sytë e tyre se çfarë dallimi ka mes nesh dhe atyre që i mbajtën peng. Ashtu si rruga Shëngjin-Velipojë nuk është në jug por është në veri, rruga që të çon deri në Lurë që është drejt përfundimit sot. Ashtu sikundër Rruga e Dukagjinit, rruga e Komanit për të cilën së shpejti hapet kantieri. Ashtu sikundër pa i hyrë numërimit shumë pak rrugë të tjera më pak domethënëse për ata që na dëgjojnë, por me shumë domethënëse për të gjitha komunitetet e veriut. Ashtu sikundër rruga e Valbonës që ishte një shirit inaugurimi i hedhur në tokë.
Ashtu si të gjitha agroturizmat që janë ndërtuar deri shumë më tutje Bajram Currit. Aty ku maja e malit ri bashkë me retë me mbështetjen e qeverisë përmes agjensisë së zhvillimit bujqësor dhe rural. Ka lënë në të gjithë Shqipërinë gjurmët e rreth 500 projekteve transformuese për bujqësinë janë në jug dhe jo në veri.
Gjithashtu Rama shtoi se iniciativa “Paketa e Maleve” është hedhur për konsultim dhe kjo do t’u japë mundësi të gjithë të larguarve, që kursimet e tyre t’i investojnë në vendin e tyre ku sipas tij do të kenë më shumë të ardhura se në Europë.