Aktualitet I larguar që prej mëngjesit të djeshëm, gjendet trupi i pajetë i...

I larguar që prej mëngjesit të djeshëm, gjendet trupi i pajetë i 58-vjeçarit në rezervuarin e Prrenjasit

Një 58-vjeçar me iniciale Xh.D., i larguar që mëngjesin e djeshëm nga banesa, dyshohet se është vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit.

Këto dyshime i ka ngritur një i afërm i tij, i cili rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm ka njoftuar sallën operative se ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit në afërsi të rezervuarit.

Menjëherë pas këtij njoftimi, shërbimet policore së bashku me familjarë të tjerë si dhe me polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkime përgjatë rrjedhës së rezervuarit dhe kanë gjetur trupin e 58-vjeçarit pas disa orësh.

“Pas kërkimeve intensive, polumbarët që asistuan shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, mundësuan gjetjen e trupit të 58-vjeçarit, për të cilin familjarët kallëzuan rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, se dyshonin se ishte vetëmbytur në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit”, njofton policia.

Trupi i pajetë i 58-vjeçarit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.