Kryesore “I lumtur që ndodhem në Shqipëri”, Macron: Solidaritet për integrimin e Ballkanit

“I lumtur që ndodhem në Shqipëri”, Macron: Solidaritet për integrimin e Ballkanit

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë në kuadër të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Macron u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas pati një deklaratë për mediat.

Ai u shpreh se ndihej shumë i lumtur që kishte ardhur në Shqipëri. Presidenti nënvizoi se lufta në Ukrainë, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por edhe energjia, do të jenë çështjet që do të diskutohen.

Ndër të tjera, Macron vuri theksin se duhet punuar për një solidaritet brenda BE-së, në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Diskutime gjithashtu, lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Kemi që prej shkurtit, marsit duke punuar, por jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Dua të falenderoj kryeministrin Edi Rama për këtë samiti të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një moment mjaft të rëndësishëm për ne në kuadër të presidencës çeke.

Kemi projekte konkrete për të diskutuar, gjithashtu është e rëndësishme që të ketë solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe për procesin e integrimit të kësaj pjese në Bashkimin Evropian. Është e rëndësishme që të punohet drejt një solidariteti të mëtejshëm të mëtejshëm të thellimit të agjendës politike”, theksoi ai.