Një burrë brazilian i martuar me nëntë gra për të “promovuar dashurinë dhe sfiduar monogaminë” ka deklaruar se është “i pikëlluar dhe i befasuar” pasi njëra prej tyre po i kërkon divorcin.
Modeli, Arthur O Urso, ishte veçse i martuar me gruan e parë Luana Kazaki kur u bë temë pasi shkëmbeu betimet me tetë gra të tjera në një ceremoni vitin e kaluar, që e përshkroi si një “protestë kundër monogamisë”.
Ceremonia, që u mbajt në Sao Paulo, Brazil, nuk ishte diçka e ligjshme, pasi poligamia ndalohet në këtë vend.
Megjithatë, tani një nga gratë, dëshiron të largohet nga ky bashkim, pasi siç thotë Arthur, e dëshiron atë ‘vetëm për vete’.
Arthur shpreson që largimin e saj të zëvendësojë me martesën me dy të tjera, për të plotësuar numrin 10-të.