Një pilot rus helikopterësh, që konsiderohej hero pasi kontribuoi në minimizimin e pasojave të katastrofës së Çernobilit, duke duruar nivele vdekjeprurëse të rrezatimit, ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit.
Gjenerali Nikolai Antoshkin, ndërroi jetë në një spital të vendit të tij në moshën 78 vjeçare.
Antoshkin komandoi një operacion për të mbyllur reaktorin 4 në stacionin e Çernobilite, pasi ai shpërtheu në vitin 1986.
Reja radioaktive që doli nga ky shpërthim mbuloi Bashkimin Sovjetik dhe Evropën me rrezatim, me ekologët që e quajtën atë katastrofën më të madhe mjedisore të bërë nga njeriu në histori.
Gjenerali Antoshkin, në atë kohë, drejtoi një flotë prej 100 helikopterësh për të mbyllur bërthamën e reaktorit me rërë dhe materiale të tjera, duke bllokuar në një mënyrë rrjedhën e madhe të rrezatimit.
Operacioni zgjati rreth dy javë, me Gjeneralin Antoshkin dhe pilotët e tjerë të ekspozuar ndaj rrezeve vdekjeprurëse të rrezatimit që buronin nga reaktori.