Bota I mbijetoi luftës, veterani vdes nga koronavirusi

I mbijetoi luftës, veterani vdes nga koronavirusi

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore, i cili shërbeu në një njësi sekrete të krijuar nga Winston Churchill, ka vdekur nga koronavirusi në moshën 99-vjeçare.

Charles Wright, nga Ipswich, u nda nga jeta këtë mëngjes, ndërsa ndodhej në një shtëpi për të moshuarit.

“Ka qenë e vështirë të mos jesh në gjendje të shkosh babanë në shtëpinë e të moshuarve për shkak të kufizimeve, por unë e di që ai nuk ishte vetëm pasi kujdestarët dhe stafi atje janë të jashtëzakonshëm. Unë thjesht shpresoj se ai nuk mendoi se ne e kishim braktisur atë”, u shpreh i biri.