Ai i kishte mbijetuar tmerrit të Aushvicit, por e humbi betejën me koronavirusin. Henri Kichka vdiq në moshën 94-vjeçare në një shtëpi të moshuarish në Bruksel. Për përvojën e tij në kampin e përqendrimit nazist ai kishte folur janarin e kaluar në “BBC” duke e quajtur atë “vdekja vetë”.
Në nderim të babait të tij në “Facebook”, djali i tij Michel shkroi: “Një virus mikroskopik ia doli të mundte atë që nuk e përkuli një ushtri e tërë naziste”.
Lindur në Bruksel në vitin 1926, në një familje hebreje me origjinë polake, Henri ishte dëbuar pas pushtimit të Belgjikës në vitin1942. Pas luftës, për katër vjet rresht ai nuk foli për përvojën e tij në Aushvic.
U martua, kishte katër fëmijë, nëntë nipër e mbesa dhe 14 stërnipër. Por me kalimin e kohës ai vendosi të shkojë në shkolla për të treguar për Holokaustin për ta mbajtur gjallë kujtesën e asaj çka ndodhi. 60 vjet më vonë ai botoi një libër me kujtime të jetës së tij në kampin e përqendrimit.