Një i moshuar gjerman dhe e dashura e tij nga Danimarka takohen tek kufiri i dy vendeve pasi masat shtrënguese të marra së fundmi nuk i lejojnë që të lëvizin jashtë shtetit.
Karsten Tüchsen Hansen, një 89-vjeçar nga Gjermania dhe e dashura e tij 85-vjeçare Inga Rasmussen takohen së bashku në kufi për të pirë kafe ose çaj. Çifti i të moshuarve janë bashkë prej dy vitesh, por kriza e shkaktuar nga koronavirusi tashmë i ka ndarë. Gjithsesi, ata nuk janë kushtëzuar nga rrethanat.
Prej një viti tashmë Karsten dhe Inga e kanë kaluar bashkë çdo ditë, dhe tani takohen tek kufiri në Aventoft, të dy në anët e tyre dhe pinë nga një filxhan kafe, hanë ndonjë biskotë ose thjesht bisedojnë.
Dyshja është shprehur për Deutsche Welle se në momentin që masat do të hiqen, do të nisin sërish të udhëtojnë së bashku.
Autoritetet daneze e kanë ndaluar mbledhjen e 10 ose më pak njerëzish në publik dhe mbyllën të gjitha kufijtë për të huajt më 11 mars, një nga vendet e para evropiane që mori këto masa.
Gjermania bëri të njëjtën gjë më 16 mars, duke mbyllur të gjitha kufijtë madje edhe për udhëtarët brenda zonës së Shengen-it.