Një person i moshuar është gjetur ditën e sotme pajetë në qytetin e Pogradecit.
Trupi i pajetë është gjendur në banesë e tij, në lagjen numër 5. Sipas burimeve, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Familjarët pasi e kanë konstatuar kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur disa ditë më parë, por fakti që viktima jetonte i vetëm e ka shtyrë gjetjen e tij.
Ndërkohë, policia po heton për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes së rëndë.