VIDEO-FRYMËZUESE / I moshuari 108-vjeçar nga Tetova vazhdon të punojë për të mbajtur shtëpinë dhe… gruan 102 vjeçare: Puna nuk i bën dëm
Aga Xhem, është një i moshuar 108-vjeçar nga Tetova. Ai ka filluar të punojë që në moshën 7 vjeçare dhe vazhdon ende të punojë për të siguruar të ardhura për shtëpinë dhe gruan e tij. Në një video të postuar në Maqedoni ai tregon për jetën e tij dhe për vëshirësit që ka kaluar.
“Unë më shumë kam flejt nëpër mullinjë, se në shpi. Nuk kishte atëherë. Drithrin e butë, mullëjni se blujke. E piqte nana me saç, e duhet të shkoja ta bluaja. Tash përdorin bukë të bardhë dhe e pjekin pa vështirësi,”- ka thënë ai.
I moshuari ka mbjellë në baçen e tij perime, fruta, bishtaje dhe bimë kuruese, që pasi i mbledh çdo ditë i çon në treg për ti shitur.
“E kam gruan 102 vjeç, ajo me hapa, une me hapa. Puna nuk i bën dëm askujt,”- ka thënë i moshuari që vazhdon të punojë pavarësisht moshës së tij.