Një 84-vjeçar i cili u sulmua nga një qen pitbull pasditen e 2 nëntorit ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Pronari i cili braktisi qenin është arrestuar.
44-vjeçari Armand Lala jetonte në një shtëpi të marrë me qira, ku brenda kishte 3 qen të racës pitbull.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.