Më 11 korrik i është ndaluar hyrja në aeroportin e Rinasit, kreut të një grupi kriminal kinez, Liangbin Chen.
Me profesion programues, kinezi është në kërkim nga Interpol Pekini dhe akuzohet për mashtrim.
Në Shqipëri, gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” derisa autoritetet kineze të sjellin dosjen e ekstradimit.