Një gjykatës në Tajlandë u përpoq të vrasë veten në sallën e gjyqit duke u qëlluar me armë zjarri në gjoks.
Para këtij gjesti ai akuzoi eprorët e tij se i ndërhynin në vendimet që merrte.
Ai ndërmori këtë gjest pasi u detyrua të lirojë nga akuzat pesë persona që rrezikonin dënimin me vdekje. Ndërkohë ai kishte publikuar on line një “memo” prej 25 faqesh ku akuzonte eprorët e tij se e detyronin të ndryshonte akuzat.
Tashmë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa një zëdhënës i gjykatës u shpreh se sistemi juridik në vend lë shumë hapësira për manipulime.