Një 75-vjeçar në Greqi është arrestuar dhe gjobitur me 30 mijë euro, pasi e kishte lidhur gomarin për ditë të tëra pas një peme dhe ai ka ngordhur për shkak se ishte ngatërruar me litarin. Ngjarja ka ndodhur një fshatin Koropi të Greqisë.
Referuar njoftimit të policisë, burri është arrestuar për shkelje të ligjit për mirëqenien e kafshëve. Ndërkohë, 2 gomerë të tjerë janë gjetur gjallë në oborrin e shtëpisë dhe janë marrë nga një shoqatë për përkujdesjen e kafshëve, ku po u jepet trajtimi i nevojshëm.
Në media është publikuar një video, ku tregon kushtet skandaloze në të cilën mbaheshin gomerët.