Aktualitet I nxehti afrikan mbërthen sërish Shqipërinë: Temperaturat do të shkojnë deri në...

I nxehti afrikan mbërthen sërish Shqipërinë: Temperaturat do të shkojnë deri në 43°C

Java e ardhshme sjell valën më të nxehtë të katër viteve të fundit në Shqipëri. Temperaturat e larta pritet të vendosin një tjetër rekord ketë fund korriku.

Sinoptikanët paralajmërojnë se nga e hëna një valë i nxehti nga veriu i Afrikës do të godasë sërish vendin dhe temperaturat do të shënojnë mbi 42 gradë Celsius.

“Parashikohet që temperaturat të arrijnë vlera mbi 42 gradë Celsius, dhe për shkak të lagështirës do të ndihen 6 deri 7 gradë më shumë”, thotë Adiola Bani, sinoptikane.

Veriu i vendit dhe zona qendrore do të jenë më të prekurat nga vala e te nxehtit.

“Zona e Koplikut, Shkodrës, por edhe Shqipëria qendrore si Tirana, Elbasani.”

Kulmi i nxehtësisë në territorin shqiptar parashikohet të vijë në datat 28-31 korrik kur termometri maksimal pritet të shënojë rreth 43°C në dy-tre qytete të Shqipërisë, ndërsa 80% e territorit do të shënojë mbi 38°C.

Temperaturat ekstremisht të larta shtojnë edhe rrezikun e zjarreve në pyje. Instituti i Gjeoshkencës paralajmëron se qarqet më të rrezikuara janë ai i Fierit dhe i Vlorës.