Raphael Varane po mendon largimin nga Reali i Madridit në fund të sezonit.
Kështu shkruan e përditshmja franceze L’Equipe, sipas të cilës mbrojtësi kampion bote me “Gjelat” për kërkon sfida të reja, edhe pse në pankinën e klubit mbretëror është kthyer Zinedine Zidane.
Në fillim të sezoni të kaluar Varane rinovoi kontratën deri në qershor të vitit 2022, por situata e krijuar së fundmi me daljen nga lufta për trofe në të gjitha kompeticionet ka ndikuar në anën psikologjike të lojtarit.
Klubi që dëshiron shërbimet e 25-vjeçarit duhet të arrijë një marrëveshje me Realin, ose të paguajë klauzolën e largimit 200 milionë euro, një shifër kjo e pajustifikueshme për një mbrojtës.
Kartoni i Varane, i cili mbush 26 vjeç në muajin prish vlerësohet 80 milionë euro.