Aktualitet I përfundoi mandati, KLP zëvendëson Gent Ibrahimin me Mirela Bogdanin

I përfundoi mandati, KLP zëvendëson Gent Ibrahimin me Mirela Bogdanin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zëvendësuar Gent Ibrahimin me Mirela Bogdanin, pas përfundimit të mandatit të tij.

KLP miratoi zëvendësimin e mandatit të Ibrahimit me Bogdanin, ndërsa mandati i anëtarit tjetër të KLP Sandër Becit nuk është zëvendësuar ende.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet që të zgjedhë edhe kryetarin e ri pas zëvendësimit të Gent Ibrahimit, i cili mbante detyrën e kreut të këtij këshilli.

Kandidaturat për kryetar të KLP janë Alfred Balla, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj.

Mbledhja e radhës për të zgjedhur kryetarin e KLP-së do të mbahet javën e ardhshme në orën 11:00.