Basti i vendosur nga Mark Zuckerberg me botën virtuale po i kushton shtrenjtë në botën reale.
Pasuria e tij u përgjysmua brenda një viti, duke rënë me 71 miliardë dollarë, shifra më e lartë mes të pasurve.
Bloomberg vlerëson se pasuria neto e shefit të Metas qëndron aktualisht në 55.9 miliardë dollarë, duke u renditur si i 20-ti mes më të pasurve në botë. Ky është niveli më i ulët i Zuckerberg që prej vitit 2014.
Në shtator të vitit të kaluar, pasuria e Zuckerberg arriti majën me 142 miliardë dollarë. Në atë kohë, aksionet e kompanisë së tij kuotoheshin në bursë me 382 dollarë.
Një muaj më vonë, Zuckerberg prezantoi projektin e botës virtuale, Metaverse dhe ndryshoi emrin e kompanisë nga Facebook në Meta. Që prej atij momenti, aksionet e kompanisë kanë pësuar vetëm rënie.