Një ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë. Një 28-vjeçar, i cili punonte në një gomisteri, humbi tragjikisht jetën pasi i shpërtheu një gomë.
28-vjeçari humbi jetën gjatë kohës që po transportohej për në spital.
“Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë punëtori i gomisterisë, 28-vjeçari me iniciale F.LL, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, thotë policia në një njoftim për mediat.