Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin. Në vendimin e formës së prerë, Gjykata e Apelit ka hequr mundësinë që dënimi të konvertohet në shërbim prove. Saimir Tahiri ka qenë i pranishëm gjatë dhënies së vendimit kundër tij. Më poshtë, shikoni pamjet e filmuara nga Malton Dibra i Agjencisë LSA, se si e priti Tahiri vendimin me burg ndaj tij.
Para dhënies së vendimit Tahiri ka treguar ankth. Tahiri nuk e priste këtë vendim dhe shtangu kur kryetari i trupës gjykuese dha vendimin ndaj tij.
Gjykata deklaroi se sipas akteve, rezultoi se Tahiri ka cënuar interesat e shtetit, ndaj favorizimit të dhënë Habilajve. Gjithashtu ai ka pasur kontakte jo korrekte edhe me vëllain e Moisi Habilajt, Artanin.
Gjatë seancës u vu re edhe prania e forcave të policisë për të qëndruar në gatishmëri në varësi të vendimit të trupës gjykuese.
Veprimi i fundit i Tahirit pas dhënies së dënimit ka qenë një telefonatë. Është ende e paqartë personi me të cilin ai ka kontaktuar pas dhënies së dënimit.