Një djathëbërës italian ka gjetur vdekjen, pasi mijëra copa djathi me peshë 40 kg secila i ranë mbi kokë! Viktimë ka mbetur Giacomo Chiaparini, 74 vjeç.
Ai kishte shkuar për kontroll në magazinë, por për shkaqe ende të paditura copat e djathit lëvizën duke rënë mbi pronarin. Për gjetjen e trupit të tij janë dashur plot 12 orë.
Magazina ndodhet në qytetin Romano di Lombardia, në jug të Bergamos. Në të ndodheshin gjithsej 25,000 copa djathë Grana Padano të vendosura në rafte metalikë që arrinin një lartësi prej 10 metrash.
Sipas Corriere della Sera, pronari ishte i vetëm në magazinë ku po piqeshin djathrat. Ai kishte shkuar të kontrollonte robotin që i kthen dhe i lan me një sistem të automatizuar.
Shërbimi zjarrfikës është lajmëruar nga familjarët e viktimës të cilët kanë dëgjuar zhurmën e madhe të shkaktuar nga rënia e djathit.