Pas marrjes së informacioneve se një person lëvizte i armatosur në afërsi të Rinasit, efektivët e Policisë së Tiranës kanë organizuar një operacionin për kapjen e tij.
Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policëve duke u rrezikuar jetën.
Fatmirësisht, nuk ka efektivë të lënduar.
Pas të shtënave me armë, Policia ka arrestuar autorin.
Ky person raportohet të ketë qenë i dënuar edhe 2 vite më parë për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.