Fytyra e një djali të mirë (foto e rreme) dhe një profil i rremë social, janë maska dhe karremi i një 24 vjeçari shqiptar, rezident në Itali. Sipas aktakuzës, ai detyroi një grua të martuar që të kryente kundër vullnetit të saj, veprime seksuale.
Historia fillon në Facebook. I riu i dërgon kërkesë për miqësi gruas së martuar dhe me kalimin e kohës, ia del ta fus në grackë nëpërmjet “like-ve dhe kujdesit” për të. Historia shkoi deri aty, sa gruaja i dërgoi atij foto nudo.
Pikërisht, këtu nisi kurthi. Pas disa ditësh, i riu kontakton gruan dhe i tregoi asaj gjoja i frikësuar, se dikush i kishte parë fotot dhe i kishte kopjuar ato.
Me anë të këtyre fotografive, i riu e shantazhon duke i kërkuar takim, në të kundërt do të publikonte fotot në rrjetet sociale dhe do t’i tregonte burrit të saj.
Gruaja është e detyruar ta pranojë takimin, duke ditur se miku misterioz i njohur në mënyrë virtuale, mund të kërkojë vetëm një gjë; që të ketë marrëdhënie seksuale.
Sigurisht, gruaja takoi një tjetër person nga ai që kishte parë në foto. I riu kërkon falje në emër të të “njohurit të tij” në Facebook. Por, historia nuk u mbyll këtu pasi ai rikthehet sërish ditë më vonë, duke takuar një takim tjetër për mikun misterioz.
Situata degjeneron pas i riu kërkoi të tjera foto seksuale më të qarta dhe një takim të ri për qëllime seksuale. Gruaja shkon për ta takuar, por kësaj here, ishte ngritur kurthi kundër të riut shqiptar. Karabinierët ndërhyjnë në momentin e takimit dhe e arrestojnë.
I riu u prangos më 23 janar dhe përfundoi në burg. Më pas u mbajt seanca e vlerësimit të masës së arrestit. Ai akuzohet për dhunë seksuale, dhunë private, falsifikim për përdorimin e një profili të rremë.
Nuk ishte hera e parë që ai kreu një krim të tillë, përveç një serie të gjatë krimesh kundër pasurisë dhe njerëzve.